Berat, Bashkia padit pronarin e Universitetit Ufo
BERAT- Bashkia e qytetit të Beratit ka paditur investitorin Astrit Veliaj për ndërhyrje të paligjshme në ish-godinën e maternitetit të këtij qyteti. Astrit Veliaj është edhe pronari i Univestitetit Ufo.
Sipas Bashkisë së Beratit, investitori kishte filluar rikonstruksionin e ish-godinës së maternitetit për të ndërtuar aty një universitet. Por, Bashkia thekson se këto punime po kryhen në mënyrë të paligjshme, pasi po kryhen pa proceduarat përkatëse.
Bashkia e Beratit bën të ditur se investitori Veliaj është njoftuar disa herë. Pas pezullimit përkohësisht të punimeve, rikonstruksioni ka vazhduar përsëri.
(m.a/BalkanWeb)