E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në Tiranë makina e vjedhur e futbollistit të Milanit

TIRANE- Gjendet në Tiranë makina e vjedhur e futbollistit të Milanit Genaro Gatuzzo.
Burime nga policia bëjnë të ditur se makina tip Range Rover e grabitur në Milano të Italisë në 2 tetor të 2006-ës është kapur në kryeqytet me targa TR 0056 P, ndërsa targat origjinale të makinës janë CW542YG.

Aksioni u finalizua këtë të mërkurë nga skuadra e Antitrafikut të Tiranës, ndërsa dyshohet se automjeti ka hyrë në territorin shqiptar nga shtetas italianë.

Mënjëherë ka nisur procedimi penal për poseduesin e mjetit dhe hetimet për ciklimin dhe targimin e makinës.
Poseduesi i makinës, është një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe nuk dihet nëse ka qenë pjesë e rrjetit të grabitësve apo e ka blerë atë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›