Arrestohet pengu mashtroi me 250 milione

Nazmi Pepa i rrembyer te shtunen nga Nazmi Lita akuzohet per mashtrimin e 3 personave
Premtimi borxhlinjve Do tju bej aksionere ne fabriken time. Priten edhe dy kallezime
TIRANE- I rrembyeri per borxhin 30 mije euro arrestohet nga policia per mashtrimin 250 milionesh. Nazmi Pepa 35 vjec nga Dibra banues ne Tirane i cili u rrembye dhe u mbajt peng per me shume se dy ore ne fshatin Domje te Tiranes nga Mensur Lita u arrestua mbremjen e te henes me akuzen e mashtrimit me shuma te medha.
Deri me tani ne adrese te tij policia ka regjistruar se paku tri kallezime penale nga persona te ndryshem te cilet i kane paguar Pepes nje shume prej 250 milione lekesh te reja. I arrestuari mesohet se iu kishte premtuar personave se do ti bente aksionere ne punishten e tij te prodhimit te qeseve te plasmasit ne qytetin e Durresit.
Parate jane marre nga i arrestuari ne periudhen e viteve 2008- 2010 gjate kohes qe ai ka pasur nje biznes te vogel te prodhimit te qeseve te plasmasit ne qytetin e Durresit.
Nje prej denoncuesve eshte pikerisht i akuzuari per rrembimin dhe mbajtjen peng te tij Mesur Lita i cili i ka paguar Pepes 30 mije euro ne dore ne vitin 2008 gjithashtu me argumentimin se do ta bente aksioner ne punishten e tij. Vec tyre policia ka informacion dhe te dhena edhe per dy persona te tjere qe sipas policise i kane paguar Pepes shuma te konsiderueshme parash vlera e te cilave nuk behet e ditur nga policia.
Ata mesohet se jane ftuar nga hetuesit per te dhene denoncimin e tyre ne policine e kryeqytetit mbi mashtrimin me shuma te medha parash nga i arrestuari Nazmi Pepa.
Denoncimet
Denoncimi i pare ndaj Pepes u administrua nga hetuesit e zyres se Antikrimit Ekonomik menjehere pas lirimit te tij nga zyra e hetimit te vrasjeve e cila regjistroi nje procedim penal per heqjen e lirise se tij nga Mensur Lita 34 vjec. Pas shoqerimit te paleve ne polici gjate arrestimit te Lites ai denoncoi te rrembyerin se i kishte marre nje sasi prej 30 mije eurosh borxh te cilat nuk ia kishte kthyer prej dy vitesh.
Vete Lita gjate marrjes se tij ne pyetje nga hetuesit pranoi faktin se kishte takuar Pepen por jo faktin se e kishte rrembyer. Une e mora dhe doja te sqarohesha me te pasi nuk me po me jepte parate- mesohet te kete deklauar Lita per hetuesit ndersa ka sqaruar edhe rrethanat e dhenies se parave.
Nderkaq dy rastet e tjera jane denoncuar te henen pasdite nga dy persona te tjere te cilet i kishin dhene Pepes afersisht 205 milione leke te vjetra ashtu si edhe Lita. Keta te fundit mesohet se ishin biznesmene te vegjel qe kishin punuar me lokale dhe dyqane te ndryshme nje prej tyre ne Durres dhe tjetri ne Tirane.
Borxhi me deklarata dore
Per te provuar borxhin e marre ndaj ketyre personave policia ka gjetur dhe sekuestruar ne banesen e tij pas nje kontrolli disa deklarata dore ne te cilat thuhet se ai pranon se i ka marre borxh personave shumat e parave. Per cdonjerin prej tyre ai ka pasur nje deklarate ne te cilen palet kane bere marreveshje dore te firmosur prej tyre ne te cilen percaktohet edhe menyra se si do kthehen parate dhe koha e kthimit.
Deklaratat e mesiperme u gjeten nga policia gjate kontrollit te kryer ne banesen e te arrestuarit nga heteusit gjate dites se hene. Nderkaq vete ai gjate marrjes se tij ne pyetje ka pranuar se ua ka parate borxh por se nuk ka pasur mundesi tua ktheje pasi biznesi i tij nuk kishte shkuar mbare.
250 milione leke eshte shuma e parave per te cilat akuzohet Nazmi Pepa se ua ka marre tre personave te ndryshem gjate periudhes se viteve 2008- 2010 ne formen e huase duke iu premtuar atyre se do ti bente aksionere ne punishten e tij te prodhimit te plasmasit.
30 mije euro i ka marre Nazmi Pepa Mensur Lites 34 vjec i cili u arrestua te shtunen ne mbremje me akuzen e rrembimit te personit per nje borxh. Pavaresisht faktit se ndaj Lites u krye arrestimi me akuzen e rrembimit pritet qe veprimet e metejshme te kryhen per vetegjyqesi.
205 milione leke te vjetra eshte shuma e parave qe Nazmi Pepa sipas policise iu kishte marre dy personave te ndryshem me banim ne Tirane dhe ne Durres te cilat ishin marre nepermjet dy deklaratave dore ku sqarohej koha dhe menyra e kthimit te parave.
Lita nuk e mora me force Pepen
Nazmi Pepa te shtunen ne mbremje ndodhej prane rruges Gjergj Legis ne Laprake ku ajo kryqezohet me Gjergj Legisin. Ai u fut sipas policise me force ne nje autoveture te markes Mercedez- Benz me targa te Durresit nga dy persona te cilet u nisen ne drejtim te Durresit por me pas ndaluan ne Domje prane pikes se servisit te Mensur Lites.
Pas nje negociimi te policise me Liten ai la te lire pengun. Nderkaq gjate pyetjes se tij nga policia Lita iu tha atyre se e kishte takuar dhe marre ne veture borxhliun e tij per te diskutuar per parate por nuk e kishte marre me force.