E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është Daut Kadriovski?

Daut Kadriovski vlerësohet si nje nga trafikantet me te fuqishem europiane te drogës. Ai eshte arrestuar ne disa shtete, por perseri ka arritur te dale nga burgu, permes rryshfeteve dhe nderhyrjeve te ndryshme. Ne shtator 2001, shqiptaro-maqedonasi u arrestua nga autoritetet shqiptare ne Golem, aty ku kishte ngritur edhe kupolen e tij te veprimtarive te paligjshme, ku edhe jetonte prej gjashte vjetesh. Ai u ekstradua ne nentor te po atij viti ne Itali, pasi ishte denuar ne mungese nga nje gjykate e Romes, me 12 vjet burg. Ne prangat e policise, i kerkuari ne 12 shtete te ndryshme europiane, me urdher-arresti nga Interpoli, ka perfunduar disa here, edhe ne Turqi e Gjermani, por perseri ka mundur t'i shpetoje burgut. Aktualisht, besohet se Kadriovski dhe banda e tij e trafikut te droges vepron ne SHBA, me disa biznese ne Nju Jork e Filadelphia. Kadriovski përshkruhet edhe si nje bashkëpunëtor i familjeve te "kosa nostres" ne SHBA. Ai vazhdon te jete ne kërkim nga autoritetet amerikane per rolin aktiv ne trafikun e heroinës nga Kolumbia. I njohuri ndryshe si Mehmet Hajdini e ka filluar aktivitetin e tij kriminal qe ne vitin 1984, me nje laborator te përpunimit te drogës ne Shkup.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›