Kapet nga policia 22-vjeçari, i vodhi çantën një kalimtareje

Tiranë, 27 korrik, NOA Forcat e policisë së Tiranës kanë kryer arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Ardian Muka, banues në Kamëz.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u krye sepse, dyshohet se i ka vjedhur një çantë dore një qytetareje në Rrugën e Kavajës.
U kryen veprimet proceduriale, materialet do ti kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA