E Diel, 1 Nëntor 2026

U vodhën para pushuesve në plazh, arrestohen në flagrancë nga policia

Durrës, 27 korrik, NOA Policia ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy personave, të cilët u kanë vjedhur para personave të ndryshëm në plazh.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i pari ka qenë 23-vjeçari A.D, lindur në Kukës dhe banues në Allias, me arsim 8 klasë, i padënuar më parë. Ai i ka vjedhur në shezlonet në Plazh portofolin me 190 Euro, 7 500 lekë dhe 20 paund, 26-vjeçarit Festim K., lindur dhe banues ne Dushk të Lushnjës.

Ndërsa personi i dytë i arrestuar ka qenë ai me iniciale B.D, 15-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen Allias të Tiranës.

Kjo pasi në stacionin e autobusit Apollonia Plazh ai i ka vjedhur 26-vjeçares Drita M. banuese në Laprakë, një sasi prej 130 eurosh.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›