E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte vjedhur një biçikletë, kapet në flagrancë nga forcat e policisë

Kavajë, 27 korrik, NOA Forcat e policisë kanë kryer arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit Hamidjan Tila, 20 - vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Golem, Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u krye sepse është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Kavajë, me një biçikletë, të cilën e kishte vjedhur gjatë natës në ambientet e fshatit turistik Eorokol.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Kavajë, për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›