E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me një motoçikletë, shkaktohen disa të plagosur

Kavajë, 27 korrik, NOA Forcat e policisë së Kavajës kanë kryer në flagrancë arrestimin e 56-vjeçarit Ilir Larashi, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan. Arrestimi i tij u krye sepse dje duke qarkulluar me automjetin tip Fiat në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin, është përplasur me motoçikletën tip Dayang, pa targa, me drejtues shtetasin Çerçiz Bardhyl Dranga, 24 vjeç, lindur dhe banues në Peqin.

Si pasojë e kësaj përplasje, janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës Çerçiz Dranga, dhe pasagjerët e tij në motoçikletë, Tomorr Kalemi, 39 vjeç e H.K, 11 vjeç, të cilët janë dërguar dhe ndodhen në spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale, materialet do ti kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›