I gjendet armë pa leje, arrestohet nga policia

Tiranë, 27 korrik, NOA Forcat e policisë së Tiranës arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin Mikel Kola, lindur në Milot dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë nga shërbimet e policisë është ndërhyrë në banesën e tij për një konflikt familjar dhe pas një kontrolli të ushtruar është gjetur një armë zjarri pushkë mod.56, të cilën e posedonte pa leje.
U kryen veprimet proceduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pushka. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të armëbajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA