E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pësoi infarkt, vdes në llixha, 55-vjeçari

KRUJE - Një 55-vjeçar nga Kruja dje humbi jetën në llixhat e fshatit Bilaj të këtij rrethi. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se Mustafa Mazha nga fshati Mazhë ka qenë në vaskë duke u larë, kur ka pësuar atak kardiak në zemër. Pas marrjes së informacionit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes së 55-vjeçarit. Blutë kanë marrë në pyetje punonjësit dhe mjekun e llixhave. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së viktimës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›