E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani arreston rrjetin e spiunëve amerikanë

Ligjvënësi me influencë, Parviz Sorouri, tha se agjentët kishin vënë në objektiv ushtrinë e Iranit dhe programin e tij bërthamor.

Ai tha se spiunët vepronin në koordinim të plotë me Mossad-in e Izraelit dhe agjencitë e tjera të inteligjencës së rajonit.

SHBA-të dhe aleatët dyshojnë se Irani po çon përpara programet e tij për prodhimin e armëve bërthamore, por Teherani i mohon akuzat.

Sorouri, anëtar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare dhe i Komitetit për Politikën e Jashtme, nuk tha detaje lidhur me kombësinë e agjentëve të dyshuar, ose kur janë arrestuar./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-25 09:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›