E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajoni, femrat e biznesit takohen ne Durres

Problematikat e bizneseve qe drejtohen nga sipermarreset gra dhe vajza ne Shqiperi dhe ne 7 vende te rajonit, do te diskutohen ne Kongresin e 4-t te Sipermarrjes femerore te Adriatikut, qe do te zhvillohet keto dite ne Durres. "Krijimtaria dhe inovacioni i sipermarrjeve femerore ne nje periudhe krize", eshte cilesuar tema e takimit ku do te marrin pjese dhjetera gra dhe vajza sipermarrese. "Kongresi qe organizohet nga DHTI e Tiranes dhe Durresit eshte nje takim i pervitshem i grave sipermarrese te vendeve anetare te Forumit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise (AIC), ku bejne pjese 40 te tilla nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Greqia dhe Shqiperia", tha dje kryetari i Dhomes se Tregtise dhe industrise se Durresit, Andrea Xhavara.

Sipas Xhavares, "numri i bizneseve qe drejtohen nga grate dhe vajzat ne Shqiperi eshte rritur, por asistenca teknike dhe mbeshtetja financiare e tyre mbeten ende ne shifra te ulta". Kongresi i pare kushtuar sipermarrjes femerore, qe u organizua me 2006 ne Dubrovnik (Kroaci), vendosi krijimin e nje data-base te sipermarrjes femerore, sipas modelit te perdorur nga Italia dhe Kroacia. Dy kongreset e radhes jane zhvilluar ne Ankona (Itali) dhe ne Przno (Mali i Zi). Ne Kongres, qe mbeshtetet nga Forumi i Dhomave te Tregtise dhe industrise se vendeve te Adriatikut dhe Jonit (AIC), do te diskutohen problematikat e bizneseve qe drejtohet nga sipermarreset gra dhe vajza, ne Shqiperi dhe vendet e rajonit. Forumi AIC, ku bejne pjese 40 Dhoma te Tregtise eshte krijuar ne vitin 2001 dhe ka si qellim, zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e projekteve te perbashketa ne kete zone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›