Zhduken 16 kosovare, dyshohet te jene mbytur
Plot mister eshte veshur zhdukja e rreth 16 shtetasve kosovare ne ujerat e lumit Tisa. Zyrtare nga Ministria e Puneve te Jashtme thone se nuk kane marre informata zyrtare nga autoritetet hungareze per permbysjen e ndonje mjeti lundrues, apo per viktima eventuale ne lumin Tisa te Hungarise. Nga njoftimet e fundit, perfaqesues te institucioneve te Kosoves nuk konfirmojne vdekjen e asnje kosovari ne lumin Tisa ne Hungari, e madje as fundosjen e ndonje barke, ne te cilen supozohet se gjendeshin 19 persona. Ajo qe munden te konfirmojne zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves eshte se, pas kontakteve me Budapestin zyrtar, eshte kuptuar se buze lumit Tisa, para pak ditesh, jane gjetur ne gjendje jo te mire shendetesore kosovari Blerim Rama dhe dy femijet e tij. Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni, tha dje se autoritetet kosovare dhe ato hungareze po bashkepunojne per te qartesuar se cfare ka ndodhur ne lumin Tisa. "Do te ndermerren te gjitha masat dhe, nese ka veper kriminale ne kete ngjarje, ajo do te hetohet dhe ata qe meritojne, te marrin denimin e merituar". "Absolutisht nuk ka asnje informacion zyrtar. Cilendo shifer qe mund t'ua jap, mund te ndodhe qe neser te me demantoni dhe te dale e pasakte",shprehet Hyseni. Mesohet se informatat jozyrtare per fundosjen eventuale te nje barke ne lumin Tisa kane arritur ne Ministrine e Jashtme kosovare qysh para tri ditesh. Si perpjekje per t'i zbardhur paqartesite ne lidhje me rastin, behet e ditur se ministri Hyseni tashme ka autorizuar ambasadorin e Kosoves ne Vjene, Sabri Kicmarin, per te udhetuar ne Hungari, qe te merret me kete ceshtje. Ketij te fundit, sipas Ministrise se Puneve te Jashtme, nga perfaqesues te shtetit hungarez i eshte konfirmuar vendndodhja e kosovarit Rama - nje qender azilkerkuese ne Hungari.
Nderkaq, zedhenesja e Policise serbe ne Kikinda, Radojka Radanoviq, thote per Radion Evropa e Lire se nuk kane asnje informate zyrtare ne lidhje me kete rast. "Per momentin, nuk mund te themi asgje zyrtarisht. Une nuk e di se cfare kane publikuar. Per kete ngjarje kemi degjuar, por permes agjencive te lajmeve dhe nga mediat e Prishtines", thote Radanoviq. Policia e Kosoves, po ashtu, hedh poshte te kete marre ndonje informate zyrtare ne lidhje me incidentin ne fjale. Drejtori i pergjithshem i Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti, thote se pret mbeshtetjen e misionit EULEX ne lidhje me kete ceshtje. "Ne nuk kemi asgje zyrtare ne kuptimin e kontakteve. Sigurisht qe ajo eshte ceshtje e Ministrise se Puneve te Jashtme, e cila do te kontaktoje autoritetet hungareze. Ne kemi prane EULEX-it koleget e Hungarise dhe besoj se ne ate drejtim do t'i realizojme kontaktet e nevojshme", thekson Ahmeti.
Mirepo, perfaqesues te misionit te Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit, EULEX, hedhin poshte pohimet te jene perfshire ne kete rast. Zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal, mohon perfshirjen aktuale te ketij misioni ne kete ngjarje. Sidoqofte, ajo shprehu gatishmerine e EULEX-it per t'i ndihmuar institucionet kosovare ne kete drejtim, po qe se kerkohet ndihme nga to.