Kapet pas 6 vjetësh i kërkuari për tentativë vrasjeje
Më 4 qershor 2003, shteasi qe u kap sot ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Sopot Gjoni, i cili ishte ndarë me vajzën e te kerkuarit dhe ishte martuar me një shtetase tjetër
SARANDË- Policia e Sarandës ndaloi sot pasdite, një nga dhjetë personat më të kërkuar në rrethin e Sarandës, pas gjashtë vjet kërkimi, i dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me 10 vjet burg, për veprën penale “vrasje me dashje, të mbetur në tentativë”.
Burime nga Komisariati i Policisë së Sarandës, pohuan se "shtetasi Mitro Shqevi, 61 vjeç, lindur në fshatin Shën Vasil (Sarandë) u ndalua rreth orës 14.00 në banesën e tij, vetëm pak ditë pas kishte ardhur nga Greqia ku kishte shkuar menjëherë pas tentativës për vrasjen e ish-dhëndërit të tij".
Sipas burimeve të mësipërme, mësohet se më 4 qershor 2003, Mitro Shqevi ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Sopot Gjoni, i cili ishte ndarë me vajzën e Shqevit dhe ishte martuar me një shtetase tjetër.
Tri ditë pas dasmës së dytë, gjatë kohës që ish- dhëndëri i tij, Sopot Gjoni, ndodhej në makinë, Mitro Shqevi e ka goditur atë me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda në kraharor, në këmbë e duke i prerë dorën e majtë.
Siç rezulton edhe nga vendimi gjyqësor përfundimtar i datës 24 mars 2004, i pandehuri Shqevi ka pasur për qëllim vrasjen e viktimës, duke përdorur thikën e këpucarit, profesion që Shqevi e ushtronte prej vitesh në fshat.
Pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, i pandehuri Mitro Shqevi, ka marrë çiften personale të gjuetisë dhe ka kanosur në pyllin e fshatit shtetasin Vangjel Gjoni, i ati i Sopot Gjonit, duke konsumuar kështu edhe aktin e kanosjes për vrasje.
(d.b/BalkanWeb)