E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papastërtia, mbyllen 25 fast-foode në Tiranë

Nga kontrollet e ushtruara në disa fast- foode të kryeqytetit janë konstatuar probleme me ujin e pijshëm si dhe nivel të ulët të higjienës së punonjësve dhe të ambientit. 

TIRANE- Kushtet higjienosanitare në të cilat zhvillonin aktivitetin kanë detyruar Drejtorinë e Higjienës së Tiranës të presë 25 vendime për mbyllje provizore të fast-food-eve. Sipas specialistëve të kontrollit ushqimor të kryeqytetit, nga kontrollet e ushtruara ata kanë konstatuar probleme me ujin e pijshëm si dhe nivel të ulët të higjienës së punonjësve dhe të ambientit. 

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se ata i bëjnë punët me ujë depozitash, i cili ka rezultuar i ndotur përtej normave të lejuara. Gjithashtu, specialistët kanë vënë re se probleme kishte edhe me higjienën e punonjësve të këtyre fast-food-eve, të cilët në të shumtën e rasteve nuk lanin duart. Në kushte jo të mira ka rezultuar edhe ambienti në të cilin ata ushtronin aktivitetin.

Vendimi për mbylljen do të jetë provizor, pasi subjekteve do t'u lihet një afat kohor për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›