E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet përtrafik njerëzish 21-vjeçarja

 

TIRANE- Një vajzë 21-vjeçare nga Shkodra, A. Deda, nga Malësia e Madhe është arrestuar nga policia e komisariatittë Rinasit, në pikën ekalimit kufitar ndërsa tentonte të udhëtonte me dokument  të falsifikuar në drejtim të SHBA-së. Veç ndalimit të saj, policia e komisariatit të Rinasit, ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë, me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. A. Deda, ka qenë duke kaluar kufirin mesditën e djeshme me një pasaportë meemër tjetër me ngjashmëri për të udhëtuar në drejtim të SHBA-së. Për të qenë sa më e besueshme përpara oficerëve
të policisë, ajo ka kryer edhe një hyrje dalje në drejtim të Malit të Zi. Ndërkaq më parë, bashkëshorti i posedueses së
vërtetë të kësaj pasaporte,Gjok Camajn, 34 vjeç, kishte nisur më parë dokumentin e identiteti nga SHBA. Ndërkaq
policia ka dërguar përndjekje penale edhe kuantin e të arrestuarës, i cili ka qenë duke e shoqëruar 21 vjeçaren në aeroportin e Rinasit,përpara nisjes. Gjatë intervistimit, vajza nuk ka ditur t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve të kontrollorëve të cilët kanë dyshuar dhe mëpas kanë kryer edhe arrestimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›