E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetenca në gjykim, shtyhet vendimi për dosjen Durrës-Kukës

 

TIRANE – Armand Teliti dhe Andi Toma, nuk janë të qartë në kërkesën drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe Gjykatës së Lartë për zgjatjen e afateve të hetimit. Ky ishte pretendimi i djeshëm i prokurorit Arben Kraja, i cili ka në dorë dosjen e rrugës Durrës– Kukës, në të cilën, person nën hetim është edhe Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Sipas prokurorisë Basha, Teliti dhe Toma janë marrë në përgjegjësi penale për shkak të shkeljeve, të pretenduara se i ka kryer gjatë kohës që mbanin funksione në Ministrinë e Transporteve. Prokurori pohoi se përderisa nuk ishte sqaruar saktë objekti i kërkesës së Tomës dhe Telitit sipas tij gjykata duhet të shpallte moskompetencën. Prokurori Kraja pohoi më tej se duhet të ishte Gjykata e Lartë ajo që vendoste pasi në këtë dosje ndodhet nën hetim edhe ish-ministri i Transporteve, tashmë Ministëri jashtëm, i cili gëzon imunitet deputeti. Po kështu avokati mbrojtës, i Telitit dhe Tomës pohoi pasi u njoh me shkresën e
prokurorisë se duhet të pritej vendimi i Gjykatës së Lartë për këtë çështje, i cili shpallej pak minuta pas seancës që po zhvillohej nëGjykatën e Tiranës. Nisur nga ky fakt gjykatësi i çështjes vendosi ta shtynte seancën për mesditën sotme.
Por ndryshe nga ky pretendim i avokatit Genci Gjokutaj, burime zyrtare të Gjykatës së Lartë pohuan se
ankimi i Telitit dhe Tomës nuk ishte shqyrtuar dje. Teliti dhe Toma, të pandehur në dosjen “Durrës–Kukës”
paditën 10 ditë më parë në Gjykatën e Lartë dhe atë të Tiranës prokurorin e çështjes Arben Kraja. Ata iu drejtuan togave të zeza pasi prokurori i çështjes Arben Kraja i thirri në zyrën e tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe u komunikoi se ata do
të ishin të pandehur edhe për një muaj tjetër. Teliti e Toma pohuan pas kësaj se ishin të pafajshëm duke
kërkuar mbylljen e hetimeve sa më shpejt dhe gjykimin e çështjes. Madje të dy të pandehurit pohuan se akt-ekspertimi kontabël që ka nxjerrë dënimin ekonomik rreth 230 milionë euro duhet të shpallet i pavlefshëm.
fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›