Bllokohen 3 makina luksoze të vjedhura
TIRANE- Tri mjete luksozejanë bllokuar nga policia e Shtetit, ndërsa pronarët dhe importuesit e tyre janë dërguar
për ndjekje penale në prokurorinë e rrethit. Mes të ndjekurve penalisht nga polica mësohet se është edhe një
shtetas kinez, që dyshohet se ka importuar në drejtim të Shqipërisë një automjet që më pas mendohet se është denoncuarsi i vjedhur jashtë vendit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në rrugën e Elbasanit, oficerët e policisë dhe të antitrafikut, kanë kryer bllokimin e mjetit “Mercedez Benz” “E Class”, me targa TR 6937 L. Gjatë verifikimeve
të kryera nga specialistët e Policisë, është verifikuar se mjeti i mësipërm sipas tyre ishte vjedhur jashtë
vendit në Kroaci, ndërsa i është bllokuar një personi që e kishte mjetin në përdorim të përkohshëm. Nga verifikimet
e kryera, policia ka mësuar se automjeti është importuar nga Hao Hao Zencong Davei. Pikërisht për këtë fakt personi
me shtetësi kineze është dërguar nga policia për ndjekje penale. Ndërkaq po dje policia ka bllokuar edhe mjetet
BMW X5, me targa CE 583 NX, që mendohet se është vjedhur në Itali si dhe “Jeep”, targa 1731 K, që gjithashtu mendohet
të jetë vjedhur në Itali.c