E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kërkesat e minatorëve të drejta, qeveria të ndërhyjë

TIRANE- Në ditën e 18-të të grevës së urisë, Partia Socialiste reagon zyrtarisht duke deklaruar se ndjek me shqetësim dhe i kërkon qeverisë të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës tejet të rënduar në Bulqizë.

“PS mbështet kërkesat legjitime dhe i kërkon METE e Ministrisë së Punës të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës tejet të rënduar.”- deklaroi sot në një prononcim nga selia rozë, deputeti Arben Ahmetaj.

Ahmetaj i quajti të drejta e legjitime kërkesat e minatorëve dhe nënvizon se “METE i ka të gjitha insturumentat ligjorë dhe institucional të detyrojë ACR të zbatojë kontratën koncensionare që përfshin bërjen e investimeve që kanë vite që mungojnë në atë minierë.”
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›