ACR pranon të takohet me minatorët në Peshkopi

Me gjithë këtë propozim, minatorët kanë reaguar dhe kanë kërkuar që takimi të kryhet në Bulqizë.
“ACR ka pasur dhe vazhdon të ketë vullnetin e mirë për të zhvilluar bisedime konstruktive me minatorët. ACR nuk insiston që takimi të zhvillohet në Tiranë, ndërkohë propozon që takimi të zhvillohet në qytetin e Peshkopisë, për lidhjen dhe afërsinë që ka me Bulqizën, për të qenë më pranë minatorëve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e negociatave”, thuhet në deklaratën e ACR-së.
Kjo firmë shpreh vullnetin të takohet më cilindo minator, veç atyre personave që kanë ushtruar dhunë ndaj administratës së ACR-së. Kompania austriake thekson se pas insistimit të vazhdueshëm të një grupi minatorësh, të cilët mendojnë se kërkesat e tyre nuk janë përfaqësuar siç duhet, ACR kërkon që një përfaqësues i tyre të përfshihet në grupin e 5 minatorëve që do të marrin pjesë në negociata.
Por, përfaqësia e minatorëve insiston që takimi të zhvillohet vetëm në Bulqizë.
Ndërkohë, kreu i Konfederatës së Sindikalistëve, Kolë Nikollaj, deklaron se minatorët janë gati për marrëveshje institucionale, e cila do ti jepte fund grevës së urisë.
Nikollaj bën publike dhe kushtet e marrëveshjes: Rritjen e pagës me 20 %, investime në nivelet 16-20 të minierës, të garantohet siguria dhe kushtet e punës, të largohet drejtori Mehdad Zogu.
Ai paralajmëron se nëse nuk realizohet marrëveshja minatorët do të përshkallëzojnë protestën si dhe masat ekstreme, që do shkojnë deri në kërkesën për largimin e dy ministrave, atë të ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço dhe atë të ministrit të Punës, Spiro Ksera.
Kërkesa për rritje page 20 % u bë nga minatorët që në fillim të protestës së tyre më shumë se një muaj më parë, por më pas me përshkallëzimin e protestës dhe futjen në grevë urie të 13 minatorëve, konfederata kërkoi nga ACR që pagesa të ishte 40 %. Nga deklaratat e kompanisë ACR, kjo e fundit është shfaqur e gatshme të rrisë pagën 20 %. Tani është sërish konfederata që kthehet tek kërkesa e parë, rritja e rrogës me 20 %. /Start/
2011-08-10 16:35