Kapet punonjesi i burgut, me nje arsenal luftarak
Fushe-Kruje-Nje punonjes i burgut te Fushe-Krujes, kapet me nje arsenal armesh dhe municionesh, te fshehura ne makine. Robert Prushi, 40 vjec me detyre edukator ne burgun e Fushe-Krujes, eshte arrestuar per mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Pas nje kontrolli te ushtruar ne makinen e tij "Benz" me targa te huaja, BTO 306 E, policia ka gjetur ne bagazh nje automatik "Kallashnikov", nje karikator me 30 fisheke si dhe 3 karikatore te tjere te futur ne nje thes te bardhe, me nga 30 fisheke secili. Burime te policise ben te ditur se arma ishte e mbushur, gati per perdorim. Prushi eshte arrestuar ne flagrance, ndersa kane nisur hetimet per te gjetur destinacionin dhe qellimin e mbajtjes se nje arsenali te tille nga ana e Prushit. Arma dhe municionet u bllokuan ne cilesine e proves materiale. Nderkaq forcat e Policise se Fushe-Krujes kane arrestuar dy persona, pasi kane vjedhur dy arka me fisheke dhe vegla te ndryshme pune brenda nje magazine. Shkelqim Osmani, 48-vjec dhe Ardian Duka, 46 vjec, jane arrestuar per vjedhje te kryer ne bashkepunim. Arrestimi i tyre u be pasi qe te dy kane hyre brenda magazines se Lutfi Celes, ne vendin e quajtur "Ish-S.M.T" ne Fushe Kruje dhe i kane vjedhur 2 arka me 1800 cope fisheke luftarake, model 56 kaliber 7.62.mm si dhe vegla te ndryshme pune. Policia ka nisur procedimin ne gjendje te lire edhe ndaj pronarit te magazines, ku u gjeten arkat me fisheke, me akuzen e "mbajtjes pa leje te municioneve luftarake".
L.K
L.K