Vret gruan me pas i ve flaken vetes
Parma-Nje cift emigrantesh shqiptare shuhet ne Itali. Tragjedia e rende ka ndodhur ne nje apartament ne rrugen "Cavalieri" ne Fiorenzuola te Parmes. Hajdin Ajeti emigranti 48-vjecar dyshohet se pasi ka vrare gruan me thike, ka sperkatur trupin e tij me alkool dhe i ka vene zjarrin, duke gjetur vdekjen. Ngjarja mesohet se ka ndodhur dy dite me pare ne banesen e tyre ne Itali. Emigranti shqiptar me profesion murator, prej disa kohesh rezultonte te ishte i papune dhe ne gjendje te veshtire financiare. Mesa duket kjo situate i ka shkaktuar 48-vjecarit nje gjendje te rende psikologjike. Per kete arsye edhe grindjet me bashkeshorten e tij 45-vjecare Shpresa Ajeti, ishin shpeshtuar. Sipas mediave italiane qe i referohen rrefimeve te fqinjeve, dy dite me pare mesohet se cifti ka pasur nje tjeter grindje. Ne mesnate fqinjet kane degjuar britma te forta dhe me pas kane pare te dale tym nga dritarja e shtepise se ciftit shqiptar. Banesa eshte perfshire nga flaket dhe menjehere eshte lajmeruar policia dhe zjarrfikeset. Porsa kane mberritur, ata kane gjetur brenda ne shtepi, trupin e pa jete te bashkeshortes se tij 45- vjecare, ndersa emigranti shqiptar ishte perfshire nga flaket, qe pas hetimeve rezultoi se i kishte vene zjarrin vetes. Ne momentin kur mberriti policia, 48-vjecari kishte marre plage pothuaj ne te gjithe trupin. Ai u dergua nga nje ambulance ne gjendje shume te rende ne spitalin Maggiore te Parmes, ku me gjithe perpjekjen e mjekeve per shkak te plageve te renda te marra ne trup, Ajeti nuk ka mundur dot te kthehet ne jete. Sipas mediave italiane, burri vuante prej kohesh nga kriza depresioni. Policia ka hedhur dyshimet e saj se fillimisht burri ka vrare me thike gruan dhe me pas edhe veten, duke u vetedjegur. Mesohet se cifti shqiptar kishte nje vajze 17-vjecare e cila banonte ne Shqiperi sepse nuk kishte mundur dot te bashkohej me dokumente legale me prinderit e saj emigrante ne Itali.
L.Koraqi
Ngjarja
Hajdin Ajeti, emigranti 48-vjecar dyshohet se pasi ka vrare gruan me thike, ka sperkatur trupin e tij me alkool dhe i ka vene zjarrin, duke gjetur vdekjen. Ngjarja mesohet se ka ndodhur dy dite me pare ne banesen e tyre ne Itali.
Spitali
Ne momentin kur mberriti policia, 48-vjecari kishte marre plage ne pothuaj gjithe trupin. Ai u dergua nga nje ambulance ne gjendje shume te rende ne spitalin Maggiore te Parmes, ku me gjithe perpjekjen e mjekeve nuk ka mundur dot te mbijetoje.
Familja
Cifti shqiptar kishte nje vajze 17-vjecare e cila banonte ne Shqiperi sepse nuk kishte mundur dot te bashkohej me dokumente legale me prinderit e saj emigrante ne Itali.