Kapet serbi duke kontrabanduar emigrantët kosovarë

Një shtetas i Serbisë, me banim në Kosovë, është arrestuar dje në pikën kufitare Dheu i Bardhë në Gjilan, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke kontrabanduar migrantë.
Sipas policisë, viktimat ishin dy shtetas të Kosovës të cilët pas intervistimit janë liruar. Policia është duke u marrë me hetimin e këtij rasti./Indeksonline/