Kapet shqiptari i kerkuar
REXHO EMILIA - Nje shqiptar eshte arrestuar dje ne Rexhio Emilia nga karabinieret e Kodonjos pasi akuzohet per vrasje te mbetur ne tentative, ngjarje e ndodhur ne 19 qershor te 2001 ne Gela. Ai kishte kerkuar azil politik nen emrin e rreme te nje francezi. Sipas medias , 44-vjecari te cilit i behen te ditur vetem inicialet L. A ishte ne kerkim prej 4 vitesh dhe do te vuante denimin me 8 vite burg. Gjate arrestimit te pare ne 2004, shqiptari kishte qelluar ndaj agjenteve te policise. Pas nje viti paraburgim 44-vjecari ishte liruar nen masen e arrestit "detyrim me paraqitje". Policia nuk kishte arritur te ekzekutonte nje vendim te dyte per ri-arrestimin e tij, pasi shqiptari ishte zhdukur. Ne fund te gjykimit 44-vjecari ishte denuar perfundimisht me 12 vjet burg por me pas gjykata kishte vendosur t'i falte 1/3 e denimit. Dje karabinieret e Kodonjos ndaluan te kerkuarin teksa po levizte me makinen e tij tip "Pezho 207" ne qender te Brembios.