Kashari, kerkohen 57 vjet burg
Artan Cena
Tirane - Prokuroria ka kerkuar 57 vjet burg dhe dhjetera milione leke gjobe, ndaj te akuzuarve per abuzime me pronat ne komunen e Kasharit, ne Tirane. Gjate dites se djeshme ne Gjykaten e Tiranes, institucioni i akuzes ka kerkuar nga togat e zeza qe te jape denime te renda ndaj shtate te akuzuarve qe u arrestuan nje vit me pare, pas denoncimeve te bera nga banoret e kesaj komune. Ne listen e denuarve jane dhe dy ish kryekomunare.
Pretenca
Te akuzuar per tjetersim pronash, mbivendosje, mashtrime, apo dhe falsifikime te ndryshme dokumentesh, dje prokurori per gati 4 ore lexoi 150 faqe pretence per shtate te pandehurit e dosjes "Kashari". Togat e zeza u njohen dje me rastet konkrete per te cilat akuzohen te pandehurit, provat qe disponohen, rrezikshmeria e secilit, denoncimet e bera per cdo meter katrore, si dhe vleren e demit te shkaktuar ne komunen Kashar, vetem pak kilometra ne periferi te kryeqytetit. Sipas perfaqesuesit te akuzes, Armand Gurakuqi, i cili gjate leximit te pretences ishte i shoqeruar nga 3 oficeret e Policise Gjyqesore qe e kane ndihmuar ne zbardhjen e hetimeve, skandali i abuzimit me tokat eshte shtrire ne 178 mije metra katrore ne zonen e Kasharit. Ndaj dhe, per shtate te pandehurit u kerkua deklarimi fajtore dhe denimi ne total me 55 vjet burg dhe 49 milione leke gjobe. Prokuroria ka derguar ne banken e te pandehurve 10 shtetas, tre prej te cileve kane kerkuar t'u vecohet dosja dhe te gjykohen me gjykim te zakonshem, nderkohe qe shtate te pandehurit per te cilet u dha pretenca dje po gjykohen me gjykim te shkurtuar. Mbrojtja per kete grup te pandehurish u caktua per ne daten 24 dhjetor te ketij viti.
Abuzimet
Te pandehurit, kryekomunare, kryepleq, punonjes te komunes se Kasharit dhe te aferm te ketyre zyrtareve, akuzohen se kane perfituar rreth 18 hektare toke ne menyre abuzive. Keto prona u jane grabitur fshatareve te kesaj komune, duke i shitur ne disa duar e mbi te cilat jane ngritur dhjetera biznese, ndertime te larta dhe shtepi private. Nga hetimet gjashte mujore te organit te akuzes ka rezultuar se 10 te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne kohe te ndryshme por ne menyre te njejte kane tjetersuar e pervetesuar rreth 178 mije metra katror truall, te "grabitura" keto ne 34 raste te ndryshme. Keto prona, ne baze te ligjit 7051 per kthimin dhe kompensimin e tyre, i takonin fshatareve te Kasharit. Nje nder denoncuesit e pare te ketyre abuzimeve ka qene ndertuesi Vladimir Kosta, te cilit i pandehuri Hyka i ka marre me ane te mashtrimi, duke i shitur pronen e dikujt tjeter 230 milione leke.
Hetimet e Prokurorise
"Nga hetimet 6- mujore, ku jane marre ne pyetje me shume se 50 persona, jane kryer shume sekuestrime dhe verifikime dokumentesh. Personi qe ka perfituar me shume nga keto "grabitje" pronash eshte i pandehuri Xhevahir Hyka, daja i kryetarit te komunes se Kasharit, Alfred Sula i zgjedhur ne zgjedhjet e fundit vendore te 18 shkurt te 2007 ne kete komune. Me pas, lista e perfituesit ndiqet nga i afermi tjeter i kryetarit te komunes, Ismail Sula, me kater raste, duke u ndjekur me pas me te pandehurin Ruhi Valisi i cili ka perfituar prona me ane te falsifikimit ne tre raste, duke vazhduar me perfituesin ne 2 raste nga i pandehuri Ismet Bakalli",-deklaroi dje gjate leximit te konkluzione perfundimtare prokurori i ceshtjes. Sipas tij, eshte evidentuar si perfitues ne menyre te padrejte, me dokumente te falsifikuara edhe babai i kryetarit te komunes se Kasharit, shtetasi Jakup Sula.
Akuzat
Ndaj 10 te pandehurve te kesaj dosjeje jane ngritur akuzat per nje sere veprash penale, si "falsifikim te dokumenteve" nga personi qe ka per detyre leshimin e tyre ne 34 raste, "shperdorimit te detyres", "korrupsioni pasiv i funksionarit te larte shteteror ose te zgjedhurit vendor", "mashtrimit me pasoja te renda", te gjitha keto ne bashkepunim dhe kryerjen e vepres penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale" ne kater raste. Sipas akuzes, Alfred Sula, ne cilesine e kryetarit te komunes se Kasharit, gjate ushtrimit te detyres se tij ka falsifikuar dokumentet zyrtare per pervetesimin e pronave te ndryshme ne 13 raste dhe mban mbi supe me shume akuza se bashkepunetoret e tij. Sipas prokurorit Gurakuqi, 177.592 metra katrore truall jane perfituar ne menyre abuzive nga 15 persona, ne siperfaqe te ndryshme.
Arrestimet e 1 dhjetorit
Hetimet per abuzimet me tokat ne komunen e Kasharit, cuan ne pranga disa persona, mes tyre kryekomunarin, ish- funksionare te komunes. Gjate operacionit te koduar "Kashari 2", i cili u organizua me 1 dhjetor te vitit te kaluar nga Policia e Shtetit, ne bashkepunim me njesine Task Force ne Prokurorine e Tiranes, u arrestuan, Alfred Sulaj 33 vjec, kryetari i komunes Kashar, Naim Karaj 45 vjec dhe Faik Fejza 56 vjec, ish- kryetaret e kesaj komune, perkatesisht per periudhen 2000-2003 dhe 2003-2007, Islam Shera 65 vjec, ish-kryeplaku i kesaj komune, Shefqet Alikaj 51 vjec, ish - pergjegjesi i zyres se Kadastres si dhe Ismail Sulaj 42 vjec dhe Xhevair Hyka 43 vjec, banues ne Kashar.
Kerkesat e Prokurorise
Alfred Sulaj, 12 vjet burg e 15 mil leke gjobe
Shefqet Alikaj, 6 vjet burg e 5 mil leke gjobe
Bardhyl Kamberi, 3 vjet burg e 2 mil leke gjobe
Faik Fejzo, 9 vjet burg dhe 10 mil leke gjobe
Isam Shera, 8 vjet burg dhe 6 mil leke gjobe
Xhevahir Hyka, 7 vjet burg dhe 6 mil leke gjobe
Ismail Sula, 10 vjet burg dhe 5 mil leke gjobe