E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikoi femijet per lypje, 15 vjet burg Xhambazit

Tirane-Denohet me 15 vjet burg, babai qe trafikoi femijet ne rruget e Athines me qellime perfitimi. Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene dje kete mase denimi per Agim Xhambazin, i akuzuar per trafik femijesh dhe trafik njerezish. Gjyqi ndaj 47-vjecarit Xhambazi, nisi ne fillim te ketij viti. Sipas akuzes, Agim Xhambazi, ka trafikuar ne Greqi anetaret e familjes se tij, te cilet i ka shfrytezuar atje per te lypur me qellime perfitimi. Gjate procesit gjyqesor ne ngarkim te Xhambazit, per shkak te pamundesise per te ardhur ne Tirane, u moren ne pyetje ne Athine 5 femijet e tij dhe bashkeshortja. Ata jane pyetur nga nje prokuror i Krimeve te Renda, ne prani edhe te avokatit mbrojtes te Xhambazit. Ne rrefimet e tyre, ata kane treguar ngjarjen e plote te kalimit te kufirit dhe me pas shfrytezimin e tyre, si lypsa ne rruget e qytetit te Athines. Ne procesverbalin e deklarimeve te tyre, ata kane deklaruar se kryefamiljari me anen e dhunes psikologjike dhe asaj fizike, i ka detyruar per vite me radhe te lypnin ne rruge. Bashkeshortja Lindita Xhambazi dhe 5 femijet e te akuzuarit, kane shtuar se te gjitha parate qe arrinin te perfitonin nga lypja ne rruge, ia jepnin ne darke babait te tyre. Gjashte viktimat e ketij trafiku, kane treguar edhe menyren sesi kane shkuar ne Greqi ne vitin 2001. Ata kane pohuar se kane kaluar ne menyre te paligjshme kufirin per ne Greqi. Me ndihmen e nenes se Agim Xhambazit, jane sistemuar ne Athine, ne nje shtepi me qira si dhe jane pajisur me dokumente te rregullta qendrimi, ku per 7 vjet jane shfrytezuar duke lypur ne rruget e kryeqytetit grek.

Pas 7 vjetesh endje neper rruget e Athines, ne vitin 2007 e demtuara dhe 5 femijet e saj jane ndihmuar nga nje shoqate humanitare ne Greqi dhe jane vendosur ne Selanik. Me ndihmen e personelit te kesaj shoqate, e demtuara se bashku me femijet e saj kane ardhur ne Shqiperi, ku kane kryer edhe kallezimin penal ndaj Xhambazit. Per hetimin e kesaj ngjarjeje Prokuroria e Krimeve te Renda, nisi procedimin penal ne 12 shkurt 2008 dhe pas marrjes se deklarimeve te gruas dhe 5 femijeve, organi i akuzes mori ndaj te akuzuarit masen e "arrestit ne burg" ne mungese. Nisur nga keto rrethana, vendimi i gjykates i eshte derguar zyres se Interpolit, ne menyre qe agjentet e ketij te fundit te arrestonin ne shtetin helen, autorin e shfrytezimit te femijeve dhe gruas se tij.

Ne 11 prill 2008, Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol Athinen, kane mundur te ekstradojne 47-vjecarin Agim Xhambazi, nga Bilishti i Korces, per t'u perballur ne gjykate me akuzat e ngritura ndaj tij, nga vete femijet dhe bashkeshortja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›