Kapet shqiptari, pas dhjete muaj kerkimesh
Roma - I kerkuar qe prej janarit nga policia italiane, per perfshirje ne rrjet nderkombetar te lendeve narkotike, arrestohet ne nje dhome hoteli, nje shqiptar. Policia italiane beri te ditur nje dite me pare, se ka vene ne pranga J. M., 27 vjec, i cili ishte i kerkuar prej disa muajsh. Sic duket i riu, ishte i bindur se kishte mundur tu shpetonte prangave dhe kishte filluar qe te levizte me lirshem. Por policia e Ostias, (qyteti ku u arrestua shqiptari) kishte vene re 27-vjecarin dhe kishte kerkuar informacione per te nga policia. Pasi ishin siguruar qe ai ishte i kerkuar qe nga muaji, janar i ketij viti, eshte organizuar dhe operacioni per arrestimin e tij. I riu, kishte zene nje dhome per disa dite ne Ostia, per te kaluar disa dite pushimi. Por pushimet e tij, jane nderprere pasi ai eshte vene ne pranga per "pjesemarrje ne organizate nderkombetare kriminale".
Policia e kishte shoqeruar ne komisariat, me qellim per te bere kontrolle per dokumentet e tij. Por pasi ishin siguruar plotesisht se ai ishte i kerkuari, i kane vene prangat duke e nisur me pas per ne kryeqytet, Rome. Ndaj tij ishte leshuar nje urdher arresti nga gjykata e Vicencas, qe ne daten 14 janar, pasi rezultonte te ishte i perfshire ne nje organizate nderkombetare te shitjes se lendeve narkotike dhe aktiviteti i tij kryesor ishte bere ne Itali, ku kishte shperndare droge.
A. Cena