E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi serave, stabilizohen cmimet ne tregje

Prodhimi i serave ka stabilizuar cmimet e frutave dhe perimeve ne tregjet ushqimore te vendit, te cilat ishin rritur dukshem dy javet e shkuara per shkak te perfundimit te prodhimit te fushes. Burime nga Drejtoria e Statistikave ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se konsumatorit thane, se "shtrirja e prodhimit bujqesor, ose dalja ne treg edhe jashte sezonit te prodhimit, nje nga objektivat kryesor te ketij dikasteri, ka ndikuar drejtperdrejte ne ruajtjen e stabilitetit te cmimeve". Ashtu si dhe nje jave me pare cmimi mesatar ne vlera te pandryshuara rezulton te jete per patatet, 50 leke/kg, domatet 100 leke/kg, specat 120 leke/kg dhe keshtu edhe per artikuj te tjere. Java qe sapo mbaroi, shenoi cmime me te uleta ne qytetet Vlore, Permet dhe Korce. Nivel cmimesh te njejta, ashtu si javen e kaluar, kane ruajtur edhe prodhimet e importit, nder te cilat permenden sheqeri, mielli, makarona. Normat e larta te inflacionit ne periudhen gusht 2007 - qershor 2008 rezultuan nga ndikimi i drejtperdrejte dhe i terthorte i rritjes te cmimeve te ushqimeve dhe te naftes ne tregun boteror. Krahas presioneve te jashtme inflacioniste, cmimet ne vend u ndikuan nga kufizimet ne oferten vendase te prodhimeve bujqesore te vitit te kaluar dhe nga rritja e cmimit te energjise. Kushtet atmosferike te ketij viti kane qene te favorshme duke bere qe oferta vendase e prodhimit bujqesor te rritej. Efekti stinor, shkaktuar nga hyrja e prodhimit te brendshem bujqesor u ndje me teper sesa gjate vitit te kaluar. Cmimi i naftes dhe ai i drithit ne tregun boteror kane ardhur ne renie gjate gjashte mujorit te dyte. Forcimi i monedhes vendase si dhe prirja ne renie e cmimeve te ketyre mallrave ne vendet prej nga importohen, kane zbutur presionet inflacioniste mbi cmimet e mallrave ushqimore ne vend. B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›