E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet skafi mr drogen e Lazaratit

300 kg lende narkotike eshte sekuestruar nga policia e Sarandes ne perpjekje per tu kaluar me skaf drejt Greqise. Forcat policore kane mundur te arrestojne njerin prej trafikanteve ndersa nje tjeter eshte ende ne kerkim. Skafi me lenden narkotike kanabis sativa eshte lokalizuar ne vendin e quajtur “Pema e Thate”. Pas kontrollit qe forcat policore i bene skafit jane zbuluar disa thase me lenden e ndaluar. Sipas policise, droga e ka burimin nga fshati Lazarat dhe po tentohej kalimi ne token helene. Hetimet vazhdojne.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›