E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga vjedhësit të banesave

Një person, është arrestuar nga policia në flagrancë me akuzën e vjedhjes ndërsa është kapur nga shërbimet e policisë së komisariatit nr.5, në Kamëz. Shkëlqim Hyra, 32 vjeç, banues në Bathore është arrestuar, në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga forcat e policisë të Komisariatit nr.5, ndërsa tentonte të vidhte një motor të një personi në shtëpinë e tij në komunën e Paskuqanit. Në momentin që ka tentuar të marrë mjetin e tipit "Papaq", ai është diktuar nga forcat e Policisë të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Pas verifikimeve të kryera prej tyre blutë kanë zbuluar se mjeti nuk ishte i tij, por edhe se ai nuk ishte banor i zonës. Pas shoqërimit të tij në komisariat, policia i ka komunikuar atij, akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë të pronës së tjetrit. Ndërkaq, policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale, motoçikletën e cila tashmë ndodhet në ambientet e komisariatit nr.5.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›