Ne Shkoder permiresohet moti por futbolli eshte ende ne pikepyetje
Mundesia qe permbytja ne Shkoder te fitoje me shume terren eshte me e vogel se ne fundjave. Dhe ky fakt ka rikthyer shpresat te banoret e rrethit verior te Shqiperise. Nderkohe qe ende vazhdon te mbetet ne pikepyetje rikthimi i aktivitet normal futbollistik ne kete qytet. Nje gje te tille e konfirmojne disa faktore te cilet kerkojne nje zgjidhje te shpejte. Reshjet jane nderprere dhe uji qe kishte permbytur nje pjese te konsiderueshme te zones ka filluar te terhiqet. Ne kete situate te permiresimit te kushteve atmosferike duket se edhe per futbollin ne Shkoder ka nje rreze shprese. Por dyshimet jane te medha per nje rifillim te shpejte te aktivitetit. Fushat sportive ku kryhen proceset stervitore jane te mbytura nga uji dhe dominon balta qe per momentin duket se e ben te pamundur stervitjen dhe lojen. Stadiumi ende vazhdon te jete ne dispozicion te helikoptereve dhe makinave te ndryshme te ushtrise e policise qe vazhdojne punen e tyre per transportimin e mallrave ushqimore apo edhe per evakuimin e njerezve nga zonat e permbytura. Megjithate duke nisur qe nga sot pritet qe Vllaznia te jete rregullisht ne stervitje ndersa ne krahun tjeter mund te themi se eshte ne dyshim totalisht te madh zhvillimi i ndeshjes se Kupes se Shqiperise mes shkodraneve dhe Elbasanit diten e marte ose te merkure ne stadiumin Loro Borici. Sa i takon dites si rregull kuqeblute do te luajne diten e premte per kampionat ndaj Lacit ne fushen e ketij te fundit per javen e 14 pasi te premten e kaluar kjo ndeshje u anulua per shkak te kushteve te renduara atmosferike ashtu si te gjitha kampionatet e tjera futbollistike ne vendin tone. Situata vazhdon te mos jete optimale. Ne keto kushte mbetet per tu pare se si do ta zgjidhe ceshtjen e ndeshjes se Kupes ekipi i Vllaznise kete te marte ose te merkure qe si rregull duhet ta luaje ne Shkoder ne stadiumin Loro Borici. Megjithate ekziston mundesia qe drejtuesit e klubit shkodran te mendojne edhe ndonje zgjidhje tjeter per takimin e se merkures per ta zhvilluar ate ne nje prej stadiumeve te qyteteve fqinje. Gjithsesi sot pritet te kete edhe nje vendim me te qarte.