E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cindy Crawford Edhe une kam frike te plakem

Ju duket nje grua e bukur Kam shume defekte qe nuk dua ti them. Ka nje bashkeshort qe tregon se e dashuron cmendurisht dy femije qe i adhuron dhe nje karriere qe nuk ka perenduar kurrehellipNdoshta nuk eshte perfekte por di te zbuloje sekretin e gjerave te suksesshme

E kam studiuar Cindy Crawford per dy dite me radhe pa pushim si te ishte nje fenomen shkencor. E pashe se si leviz si flet si buzeqesh. Kush e ka ndjekur hap pas hapi karrieren e saj nder vite ka menduar vetem nje fjale eshte thjesht magjepsese. E dobet si te ishte akoma modele aktive e pasarelave Cindy di ti beje te tjeret te ndalin hapin per ta veshtruar. Eumlshte njerezore dhe shume e thjeshte ne ate qe ben. Cindy ka hyre ne jetet tona ne fund te viteve lsquo80 dhe nuk ka dale akoma. Kudo qe shkon pritet nga turma si nje yll i vertete. Me dhjetera celulare ngrihen per ti shkrepur disa foto vjedhurazi asaj qe prej 25 vjetesh eshte ikona e perfeksionit femeror qe nuk po perendon. Por ajo nuk eshte vetem nje ish-top modele por edhe nje sipermarrese dhe biznesmene e mire. Pasi prezantoi linjen e saj te kremrave www.meaningfullbeauty.com tani i ka hyre edhe rruges se dizajnit. Ne SHBA sapo ka hedhur ne treg linjen e mobilieve Cindy Crawford Style ne bashkepunim me firmen JC Penney. Gjithsesi moda eshte ende ne zemren e saj. Ajo nis te rrefeje disa nga kujtimet e veta Ne vitin 1984 isha nje vajze 18-vjecare qe vija nga nje qytet i vogel ne provincen e Illionisit Dekalb rreth 50 kilometra nga Cikago. Ishin hapat e mi te pare si modele dhe me propozuan te shkoja ne Egjipt per nje sherbim fotografik. Ishte hera e pare qe udhetoja larg SHBA-ve per te shkuar ne mes te natyres se eger per te pozuar. Nuk e harroj dot kete pjese qe lidhet me te kaluaren time.

Si eshte moda sot ne krahasim me vitet kur ti sfiloje

Ka ndryshuar shume por gjithsesi eshte normale. Aktualisht nuk ka me super modele. Njerezit terhiqen me shume nga personazhet e Hollivudit nga njerezit e famshem. Per kete arsye eshte me e veshtire per nje modele te beje emer. Ka me pak mundesi per te dale ne kopertine te jete e dukshme te jete e prekshme te zgjidhet si imazh i nje firme te caktuar. Kam qene me fat qe kam punuar ne vitet 90 kur gjithcka rrotullohej rreth nesh.

Cila eshte sfilata qe nuk e harron kurre

Show i Gianni Versace me Christy Turlington Naomi Campbell dhe Linda Evangelista. Ato te Versaces nuk ishin thjesht sfilata por spektakle te vertete teatrale ku muzikantet luanin pjese lsquolive dhe aktoret shfaqeshin perkrah tyre. Arti perzihej me moden ne menyre shume te gezueshme dhe frytdhenese. Sa here qe e kthej koken pas them ai ka qene vertet nje moment spektakolar ne jeten time.

Disa dite me pare ne nje mbremje bamiresie mbaje veshur sandale gladiatori te Jimmy Choo dhe nje fustan te mrekullueshem. Cilit stilist i perkiste

Roberto Cavalli. Jemi miq e takohemi shume shpesh bashke. Ai i do shume grate dhe une e adhuroj.

Po nishani afer buzes te ka pelqyer

Jooo Kur isha e vogel doja ta hiqja sepse motra ime tallej gjithmone me mua. Nena ime nje grua shume inteligjente me thoshte mund ta heqesh permes operacionit por do te ngelet shenje e ndoshta do te duket shume keq. Edhe ne agjencine e pare per te cilen kam punuar me keshilluan ta hiqja. Ne kopertinen time te pare per revisten Vogue ne Angli e ndryshuan me fotoshop. Dukesha ndryshe. Pastaj dola tek Vogue America pa asnje ndryshim dhe qe nga ajo kohe jam bere e famshme dhe identifikohem me te.

Po ndonje defekt

Kam shume por nuk i them. Perndryshe do filloni ti shihni edhe ju.

Ke pozuar per Playboy ne vitet 1988 dhe 1998. Rreth 1 vit me pare pozove serish nudo per revisten amerikane Allure me titullin Ja cdo te thote te jesh 43 vjece... Cili ishte qellimi

Te tregoja se si e mbaja veten ne forme. Mendoj se mesazhi qe kam percjelle ka qene pozitiv. Secili prej nesh mund te kujdeset per veten per te qene me mire.

Cfare emocionesh provove kur e kalove pragun e te 40-ve

Para se ti mbushja isha pak e frikesuar. Pastaj hodha shikim perreth dhe kuptova se isha nje 40-vjecare e maturuar me e pergjegjshme dhe me e sigurt ne vetvete. Me kalimin e moshes e njeh me mire veten e pranon e di se cfare te pelqen ate qe ja vlen dhe cfare nuk ja vlen qe te harxhosh kohen. Ky eshte nje lehtesim i madh qe te ben edhe me te bukur.

Ke frike te plakesh

Po edhe une kam. Nuk me pelqejne rrudhat dhe trupi qe bie. Por duhet ta pranosh nuk ke cte besh tjeter.

Por mund ti drejtohesh kirurgjise plastike...

Kam frike ti modifikoj shume linjat e mia. Pas nje nderhyrjeje dukesh ndryshe por jo domosdoshmerisht me e re.

Po mamaja jote cfare mendon per nderhyrjet qe ndalojne kohen

Mamaja ime ka nje lekure te mrekullueshme. Nuk kishte perdorur kurre me pare nje krem derisa une krijova linjen time te kremrave.

Ti je nje grua shume e bukur. Po bashkeshorti yt sipermarresi Rande Gerber eshte xheloz

Jo nuk eshte xheloz per askend. Eumlshte nje njeri qe e kontrollon shume mire veten. Ndihet i sigurt ne jeten qe ka zgjedhur te beje vetem se nuk deshiron te jete ne qender te vemendjes. Nuk do ta bente kurre punen time.

Grate jane me sentimentale burrat me te ftohte e me pak romantike. Edhe mes jush keshtu funksionon

Le te themi se Rande nuk i shfaq shume emocionet e tij. Megjithate ndonjehere i shkoj perpara dhe i them duhet te flas me ty. Fik televizorin dhe i largoj BlackBerry-n. I them te me shohe ne sy. Nisim keshtu bisedat edhe pse nuk eshte ai qe e merr iniciativen i pari. Ne grate flasim per ndjenjat tona gjate gjithe dite burrat jo. Te pakten ata qe kam dashur une.

Cfare kujton nga martesa me Richard Gere

Ishte nje tjeter kohe nje tjeter jete.

Te kemi pare shpesh nen shoqerine e George Clooney. Jeni miq

Eumlshte nje mik i vjeter i imi. Kam nje ndikim te madh tek ai di si ta bind gjithmone.

Ti punon por kalon edhe shume kohe me dy femijet e tu Presley e Kaia. U blen gjithmone dhurata kur udheton

Jo gjithmone u blej gjera kur kthehem nga udhetimet e mia. Nuk dua qe te jene te lumtur vetem sepse u kthehem me dhurata ne cante.

Je nje nene tolerante

Pergjithesisht po por ndonjehere e humbas durimin. Por me thene te verteten jo te gjitha gjerat qe u perkasin femijeve jane te mrekullueshme. Ndonjehere kur nuk sillen mire ndjen nje inat te madh brenda vetes. Por duhet ti pranosh ashtu si jane jo ashtu si do doje te ishin. Une kam qene nje studente shume e mire kurse djali im e urren shkollen. Duhet ta pranoj edhe pse e kam te veshtire. Nuk kam ndonje recete per te vepruar ndryshe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›