E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet ne oret e vona roja i fabrikes se cimentos

Roja i fabrikes se cimentos ne Fushe-Kruje eshte ekzekutuar mbreme vone me bresheri automatiku. Burime nga policia e zones bene te ditur se kishin shkuar ne vend ngjarje menjehere pas marrjes se njoftimit por ende nuk ishte bere e mundur zbardhja e motiveve dhe identitetit te viktimes e autoreve te krimit. Sipas policise roja eshte qelluar rreth ores 22.00 te mbremjes se djeshme ndersa ishte duke kryer sherbimin por rrethanat e ngjarjes dhe motivet qe kane sjelle ate jane te paqarta. Policia njoftoi se ishin ngritur menjehere postblloqe ne kerkim te autoreve dhe po kryheshin kontrolle ne te gjithe zonen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›