E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre te rinj me arme neper rruge arrestohen

Tre te rinj duket se kishin dale shetitje te siguruar me arme zjarri por perfundojne ne qeli. Gjate oreve te vona te mbremjes se shkuar forcat e Policise se Lezhes kane arrestuar tre persona te cilet mbanin nje automatik pa leje. Nga burimet e Policise se Lezhes mesohet se te ndaluarit jane ata me inicialet A.Z 15 vjec E.SH 17 vjec dhe Ndue Gjoni 18 vjec qe te tre me banim ne fshatin Balldren te Lezhes. Te njejtat burime tregojne se arrestimi i tyre u be per arsye se keta persona jane kapur ne flagrance me nje arme automatik ne fshatin Balldren duke levizur ne kembe e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Materialet i kaluan Prokurorise se Lezhes per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municionit parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal ne ngarkim te te riut me iniciale A.Z. si dhe per vepren penale te Moskallezimit te krimit parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ne ngarkim te Ndue Gjonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›