E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet vrasja e para 13 vjeteve babe e bir ne arrest

Babe e bir do te paguajne me burg krimin e bere para 13 vitesh. Kjo pas dokumentimit e zbardhjes se plote te nje vrasjeje te vjeter ne territorin e Shkodres. Zyrtarisht dje u tha se pas 13 vitesh Policia e Shkodres ka zbuluar nje vrasje te ndodhur ne vitin 1997 ku gjeti vdekjen Ndrec Zeka nga fshati Rrenc ne komunen e Gurit te Zi. Policia e Shkodres ben te ditur se ka zbuluar dhe prangosur dje bashkautorin e krimit 47-vjecarin ezarin Jaku ndersa ka shpallur ne kerkim te atin e tij Mati Jaku 65 vjec bashkautor ne krim. Ka zgjatur tre muaj hetimi per zbulimin e vrasjes se vjeter ashtu sic edhe u kodua operacioni per kapjen e autoreve. Gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet policore ne banesen e ezarin Jakut u gjeten dhe sekuestruan si prove materiale nje arme zjarri luftarake automatik nje hark per hedhje shigjete me dylbi dy radio nderlidhje nje telefon nje pale pranga 6 mekanizma te shkrepjes 3 shtreter shuli per pushke model 56 si dhe 791 cope fisheke luftarake Mod. 56. Policia e Shkodres ka kryer te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te autorit te vrasjes ezarin Jaku iu kaluan Prokurorise se Shkodres. I arrestuari po ndiqet penalisht per vepren e vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim dhe prodhim e mbajtje armesh dhe municionesh luftarake pa leje. Bashkautori i vrasjes Mati Jaku eshte shpallur ne kerkim nga Policia e Shkodres dhe po punohet intensivisht per kapjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›