E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet tek ne afersi te Mbikalimit te Kamzes nje person ne kerkim nderkombetar

Kapet në Tiranë një person në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Italise me 20 vjet burgim për vrasje me dashje.

Sot Strukturat e Hetimit të Policisë së Kryeqytetit, bënë të mundur kapjen e shumë të kërkuarit për vrasje me dashje, të shtetasit Ardian Nurcellari (Ostrovica), 45 vjec, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u realizua mesditën e sotme në afërsi të Mbikalimit të Kamzës, në ambjentet e një lokali në Tiranë.

45 Vjeçari, dyshohet se në vitin 2000 ka kryer një vrasje të trefishtë në qytetin Luccas të Italisë. Ndërkohë në ngarkim të tij, Gjykata e Luccas Itali me vendim të datës 18 Janar 2011, e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për konsumim të veprave penale të Vrasjes me dashje dhe Largim nga vendi i aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›