E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto vizite zyrtare ne Vietnam

Në përfundim të turit diplomatik në disa vende aziatike, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, më 24 nëntor, bëri një vizitë zyrtare në Vietnam, ku u prit nga Kryeministri i Vietnamit, z. Ngujen Tan Dung dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, z. Pam Bin Min.

Në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet në dy vendet dhe në rajonet përkatëse, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Në fund të takimit, zyrtaret e larte nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme.

Në fjalën e vet, Ministri i Jashtëm i Vietnamit, z. Pham Binh Minh, tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë miqësisht tradicionale dhe ne jemi mirënjohës për asistencën e Shqipërisë në fushën e arsimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›