E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton me 119 vota Pro Kodin Ajror

Parlamenti miratoi të enjten në mesditë ligjin për Kodin Ajror me 119 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Diskutimi i tij pati debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës megjithëse gjatë diskutimit të tij në komisione përfaqësuesit ligjorë kishin rënë dakord për miratimin e tij.

Pas kërkesave të deputetëve socialistë për disa amendime, u mblodh komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese, i cili mori në konsideratë propozimet, duke patur parasysh edhe vërejtjet e sugjerimet e ekspertëve evropianë.

Miratimi i këtij ligji i cili kërkonte 3/5 u realizua në baze të marrëveshjes së arritur ditë më parë mes mazhorancës dhe opozitës për plotësimin e rekomandimeve të vëna nga Komisioni Evropian, për përshpejtimin e reformave dhe miratimin e ligjeve të cilat i hapin rrrugë miratimit të kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›