E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet kabineti i informatikes ne pranga adoleshentet

KURBIN - Pak dite me pare eshte vjedhur kabineti i informatikes ne shkollen 9-vjecare te fshatit Gorre te Kurbinit. Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur me 26 nentor ku drejtori i shkolles ka njoftuar policine duke e informuar se ne kete shkolle jane grabitur 6 kompjutera dhe 8 bateri kompjuteri. Policia ka mberritur ne vendngjarje ku eshte konstatuar se autoret kishin hyre nepermjet tavanit te shkolles.


Autoret jane dy adoleshente A.S nga fshati Gorre i Kurbinit dhe Gj.L nga fshati Tale i Lezhes. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 4 ekrane kompjuteri tastiera 3 bateri kompjuteri si dhe 2 njesi qendrore.


Nga veprimet e kryera rezulton se keta dy shtetas jane autore te vjedhjes se shkolles 9-vjecare ne fshatin Gorre te rrethit Kurbin.


Ky nuk eshte rasti i pare i vjedhjes se shkollave ne Kurbin pasi edhe disa muaj me pare eshte vjedhur nje nga shkollat e qytetit. Ne te shumten e rasteve autoret jane adoleshente.


Nderkohe policia e Kurbinit ka vene ne pranga edhe nje shtetas 18-vjecar Alfredo Martinaj po nga fshati Gorre per armembajtje pa leje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›