E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet trafikanti, u dënua në Itali për drogë

Berat- Është arrestuar sot në banesën e tij në qytetin e Beratit, Artan Tare. Ai ishte i dënuar nga policia italiane me 6.5 vjet burg dhe 20 mijë Euro gjobë. Policia e Beratit bëri të ditur sot se ky shtatas ka qenë i dënuar si anëtar i një organizate kriminale në Itali.

I kishte shtëpuar policisë italiane por ka rënë në prangat e atyre shqiptare. Tare ka marrë dënim në shtetin fqinj por nuk e ka vuajtur atë. Kështu është shpallur si person në kërkim nga interpoli italian. Mësohet se ai është dënuar në mungesë për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Tashmë, shtetasi Artan Tare do të vuajnë dënimin në Shqipëri ku përpos viteve të burgut do të detyrohet të derdhë edhe shumën e parave që është gjobitur.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›