Denoncojnë dy femra, ndalohet shfrytëzuesi
Tiranë- Ka përfunduar në pranga pas denoncimit të bërë nga dy femra, të cilat e kanë akuzuar se i ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi.
Sipas bburimeve zyrtare të policisë së Tiranës, bëhet e ditur se është ndaluar shtetasi Fuat Hodaj, 27-vjeç. Ai është lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë dhe ndaj tij janë depozituar dy kallëzime penal për shfrytëzim prostitucioni.
“Ai dyshohet për konsumim të veprës penale të ‘Shfrytëzimit të prostuticionit në rrethana rënduese”- thanë të njëjtat burime.
Emrat dhe mosha e shtetaseve që kanë bërë denoncimin nuk bëhen të ditura, pasi sipas policisë çështja është në hetim e sipër. Po punohet gjithashtu, nëse në këtë ngjarje janë të përfshirë persona të tjerë.
Ai është shoqëruar në komisariat ku do të merret në pyetje për të hedhur dritë rreth akuzës që i është bërë. Ndërkohë, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje dhe hetime të mëtejshme ndaj tij.