E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësimi, liqeni i Pogradecit i ndotur

Pogradec-Lumenjtë e Leshnicës dhe Cëravës që derdhen në liqenin e Pogradecit vazhdojnë të shkaktojnë ndotjen e ujrave të këtij liqeni. Në këto lumenj shkarkohen ujërat e zeza të disa  prej fshatrave të zonës. Dhe pikërisht ky ujë i ndotur i lumenjve është ushqim i perlës së Shqipërisë Juglindore, liqenit “të luleve”.

Drejtues të komunës Cëravë thonë se është i domosdoshëm disiplinimi  dhe ndalimi i derdhjeve të ujrave të zeza në këta lumenj. Madje ata kanë gati edhe projektin, por mungojnë financimet për zbatimin e tij.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit për shmangien e ndotjes së liqenit po zbatohet projekti i disiplinimit të ujrave të zeza në një fond prej  75 milion Eurosh nga qeveria gjermane.  Për këtë është ngritur edhe një kolektor. Por Liqeni i Pogradecit do të vazhdojë të jetë i ndotur në rast se nuk do të disiplinohen edhe ujërat e zeza të lumenjve Leshnicë dhe Cërave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›