Kapet ushtaraku me cigare pa pulle
TIRANE - Nje nenoficer ka rene ne pranga e policise, pasi eshte kapur duke shitur paketa cigaresh pa pulle fiskale. Burimet zyrtare te policise se Tiranes, kane bere te ditur se ne pranga eshte vene Alban Vani, 34 vjec, me banim Tirane, me detyre nenoficer ne Repartin Nr.6614/6 ne Farke, pasi eshte kapur te stadiumi "Qemal Stafa", ne oren 21:00, duke tregtuar cigare pa pulle fiskale. Pas nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ne banesen e tij, i jane gjetur dhe iu sekuestruan rreth 101 steka me paketa pa pullen fiskale te Ministrise se Finances, te markave "Malboro" bardhe dhe e kuqe, "Filips Moris","Merit" dhe "Slims".