E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO-DPMNE, partive: Firmosni e Kodin e Sjelljes

Partia qeverisese VMRO-DPMNE ka kerkuar qe te firmoset kodi i miresjelljes gjate procesit zgjedhor. "VMRO-DPMNE si parti serioze, i fton partite pjesemarrese ne zgjedhjet e ardhshme qe se bashku te miratojme kodin, me te cilin do te angazhohemi qe te krijojme atmosfere, e cila do te mundesoje zgjedhje te ndershme dhe demokratike", u shpreh Ilija Dimovski i kesaj partie. Sipas tij, te gjithe duhet te miratojne kodin me te cilin do te angazhohen qe te krijojne atmosfere e cila do te mundesoje zgjedhje te ndershme dhe demokratike. Por, ne partine kundershtare te opozites, Lidhja Socialdemokrate, nuk besojne, ne sic thone sinqeritetin e VMRO-se. "Si mund te presim qe (kryeministri) Gruesvki do ta respektoje kodin per zgjedhje te ndershme dhe demokratike kur ai nuk i respekton ligjet", u shpreh Emilian Stankovic, i Lidhjes Socialdemokrate. Sipas saj, si mund te pritet qe Gruesvki do ta respektoje kodin per zgjedhje te ndershme dhe demokratike, kur ai nuk i respekton ligjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›