E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: PDSH fiton zgjedhjet dhe pjese e qeverise

Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci, deklaroi se partia qe drejton ai do te jete fituese e zgjedhjeve te 1 qershor dhe pjese e qeverise, e cila do te realizoje pa medyshje platformen e saj tashme te njohur. "Kam bindjen e thelle se edhe ne kete rast do te kemi sukses. Serish ju siguroj se sukseset tona do te jete evidente me fitoren e ketyre zgjedhjeve", theksoi Menduh Thaci. Sipas tij, sa per Maqedonine, e cila nuk mori ftese ne NATO nuk eshte vetem ceshtja e emrit, por edhe gjashte kerkesat qe i vendosi PDSH-ja, ato duhet patjeter te realizohen. "Ne e kemi thene hapur se pa keto kerkesa Maqedonia do ta kete shume rende te mbijetoje. Kete nuk e themi ketu ne Zajas, por e kemi thene ne takimin me lideret ne deklaratat tona publike", deklaroi kryetari i PDSH-se. Sekretari i Pergjithshem i PDSH-se, Imer Aliu, theksoi se hartimi i nje plani aksional per punesimin e 5 mije shqiptareve ne institucionet e sistemit, para nje jave ka kaluar ne qeveri dhe tashme, sipas tij, kane filluar te hapen edhe konkurset qe burojne nga ky plan aksional. Kreret e larte te PDSH-se deklaruan edhe projekte te tjera zhvillimore dhe ne aspektin e avancimit te pozites se shqiptareve ne kete rajon. Partite politike shqiptare ne Maqedoni ende nuk jane shprehur mbi mundesine e daljes se tyre si te vetme ne zgjedhjet e parakohshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›