Protesta kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove
Ne Kosove, levizja "Vetevendosje", e udhehequr nga Albin Kurti, ka paralajmeruar per 9 maj nje proteste gjithe-popullore kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Zgjedhjet e Serbise parashihen te mbahen me 11 maj edhe ne Kosove. Aktivistet e levizjes "Vetevendosje", thone se mbajtja e ketyre zgjedhjeve ne Kosove paraqet shkelje direkt te sovranitetit dhe integritetit territorial te Kosoves. Keshtu thone edhe udheheqesit politik kosovare, te cilet kane kerkuar nga UNMIK-u qe mos te lejoje mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Levizja "Vetevendosje", vazhdon ta kundershtoje edhe planin e Marti Ahtisarit, mbi bazen e te cilit, Kosova shpalli pavaresine. Gjate nje proteste te kesaj organizate, nje vit me pare, humben jeten dy protestues dhe u lenduan dhjetera te tjere, ne perleshje me policine nderkombetare. Gjithashtu, protestat paqesore mund te vijojne edhe ne te ardhmen per te mos lejuar zgjedhjet serbe ne Kosove. Megjithese UNMIK dhe Qeveria e Kosoves i jane pergjigjur zyrtarisht kerkeses se tyre duke i mohuar te drejten e mbajtjes se zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove. Perpos kesaj, ata argumentojne se kjo bien ndesh me Rezoluten 1244.