Vdes 3-vjecari, ra ne kanalin plot me uje
SHKODER - Nje i mitur ka rene ne nje kanal pas shtepise se tij dhe ka gjetur vdekjen pas disa minutash. Irsad Halili, 3 vjec, ka qene duke luajtur me femijet e tjere kur eshte rrokullisur dhe ka rene ne kanalin me uje, qe ndodhej pak metra larg shtepise, duke humbur jeten. Dhe pse ndihma ka qene e shpejte, sipas familjareve, ai nuk ka mundur te mbijetoje, pasi mosha e vogel dhe uji qe kishte pire i kane marre jeten. 3-vjecari Halili ishte nga lagjja "Salo Halili", ku dhe kishte lindur. Alarmi per mbytjen e 3-vjecarit eshte dhene nga femijet e tjere, te cilet e kane parte te miturin qe ka rene ne kanal. Ata kane njoftuar familjaret qe ishin brenda ne shtepi dhe pse i kane dhene ndihmen e pare. Ata e kane nxjerre te miturin nga kanali, duke e derguar menjehere ne spital, por dhe ndihma e dhene nga mjeket ka qene e pamjaftueshme qe ai te kthehet ne jete. Sipas familjareve, i mituri ka rene aksidentalisht ne uje. Ky eshte rasti i dyte qe nje femije humb jeten ne Shkoder, pasi bie ne nje kanal me uje. Nje femije tjeter, pak dite me pare, ra ne nje kanal dhe humbi jeten, duke mos mundur te mbijetoje.