E Diel, 1 Nëntor 2026

shte shtyre per ne daten 11 tetor gjyqi ndaj Timoshenkos

Është shtyrë për në datën 11 tetor gjyqi ndaj ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko.

Gjykatësi i cështjes Rodion Kirejev, i cili bëri publik njoftimin, pritet të shpallë vendimin menjëherë pas rifillimit të gjyqit, javët e ardhshme.

Prokurorët e shtetit kanë kërkuar dënimin me shtatë vjet burg të Timoshenkos.

Më herët, ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko hodhi akuza se ndaj saj po zhvillohet një proces me zanafillë politike.

Në një letër për mediat, Timoshenko akuzon presidentin ukrainas, Viktor Janukovic për kurdisjen e të gjithë procesit gjyqësor ndaj saj.

Timoshenko, në letrën e saj thotë gjithashtu se autoritetet kanë falsifikuar të gjithë dokumentacionin që pretendohet si provë nga akuza.

Timoshenko akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion gjatë marrëveshjes për gazin me Rusinë në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›