Kapiten Bylykbashi çon Krivbasin në fitore

Dorian Bylykbashi e Ervin Bulku e nisën shumë mirë kampionatin ukrainas me Krivbasin në fitoren 1-0 kundër Metalurg Zaporozhje (gol i Bartilovic në minutën e 82).
Pas ndeshjes trajneri i tij tha. "Bylykbashi nuk është një lider në natyrën e tij, por shiriti i kapitenit, është një stimul për të dhe ai bërë një ndeshje shumë të mirë. Ne në skuadër nuk kemi grupe, kështu që kombësia e Bylykbashit, në këtë rast nuk është thelbësore".
JONUZI - Të premten Vorksla e Poltavës ku aktivizohen Armend Dallku, Debatik Curri fitoi 1-0 në transfertë kundër Harkov me golin e kosovarin Jonuzi, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 68-të dhe shënoi golin e vetëm të takimit katër minuta më pas.