Xhihani debuton në Ukrainë me Zarja

Parid Xhihani bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Zarja në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Besës, i cili më parë ka luajtur edhe Shkumbinin, Teutën e Dinamon (181 ndeshej, 43 gola në Superligë), u fut si zëvendësues në takimin Zarja-Metalist (1-1) në minutën e 68-të, në vend të Ermak.
Ish-lojtari i përfaqësueses U-21, i cili nuk luajti as në ndeshjet e Kupës Intertoto me Besën e Kavajës, e festoi 25-vjetorin e tij (i mbushi më 18 korrik) me debutimin në të parin kampionat të huaj që ai luan.